Retro/ Histori: Konferenca e Mukjes
Më datën 1-3 gusht 1943, u mbajt në katundin Mukje mbledhja e delegacioneve të Organizatës së Ballit Kombëtar dhe të Organizatës Nacionalçlirimtare. Kryesia e mbledhjes, me vota unanime, iu ngarkua z.Thoma Orollogait dhe sekretaria, z. Mustafa Gjinishit. Bisedimet i hapi z. Hasan Dosti, delegat i Ballit Kombëtar, i cili deklaroi se pas bisedimesh që bëri qendra e Ballit Kombëtar, procesverbalit të marrëveshjes së bërë më 26 korrik 1943, të nënshkruar “ad referendum” prej delegacionit të Ballit, e gjen të nevojshme t’u bëhet një shqyrtim disa pikave të akordit të arritur. Bisedohet dhe vendoset që pika 1 e Nenit 2 të ndryshohet e të qëndrojë në këtë mënyrë.
Pika 1: Luftë imediate kundër armikut okupator dhe kundër çdo armiku tjetër eventual okupator
Pika 2: Luftë për një Shqipëri indipendente dhe për zbatimin e parimit të njohur universalishit e të garantuar nga Karta e Atlantikut të vendosjes së popujve, për një Shqipëri etnike.
Pika 3: Ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë: një Shqipëri të lirë indipendente demokratike popullore.
Pika 4: Ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë: Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë bie me formimin e një qeverie provizore.
Pika 5: Ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë: Forma e regjimit do të caktohet prej vetë popullit me anën e një asambleje konstituante të zgjedhur me sufrazh universal direkt.