E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëlqen në Phantom of the Opera

Nga Express më 02 gusht 2011 në ora 10:50

Phantom of the Opera” historia dyshekullore, që prej dekadash është kthyer në një nga muzikalët e preferuar dhe më popullorë në gjithë botën, është interpretuar së fundmi edhe nga këngëtarja e mirënjohur Rovena Dilo në duet me tenorin Kastriot Tusha.

Ka qenë surprizues në fakt ky interpretim i Rovenës për gjithë publikun dhe teleshikuesit që e kanë ndjekur performacën e saj gjatë spektaklit “Mis Shqipëria 2011”.

Kënga, e cila përgjithësisht këndohet nga artistë operistikë, cilësohet e vështirë, sidomos në notat e fundit të saj, e megjithatë Dilo e ka sjellë atë mjaft të arrirë, gjë që e kanë vënë në dukje edhe profesionistët.

Përveç kësaj, Rovena është vlerësuar edhe për paraqitjen e saj skenike, - një fustan të zi klasik, që shkonte në sinkron me këngën.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›