Dhomat e shoqerimit, teper te renda
Tirane- Kushtet ne dhomat e shoqerimit neper komisariatet e vendit tone, vazhdojne te jene te renda. Ndersa te ndaluarit dhunohen fizikisht nga ana e efektivave te policise. Keto fakte i ka bere te ditura dje Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
Vezhgimi eshte perqendruar ne komisariatet e policise Korce, Fier, Shkoder dhe Elbasan, gjate periudhes 29 shtator - 14 Tetor te ketij vitit. Qellimi i vezhgimit ka qene pikerisht monitorimi i respektimit te se drejtave te personave te ndaluar dhe te shoqeruar. Ne perfundim te ketij vezhgimi perfaqesuesit e Komitetit Shqiptar te Helsinkit kane arritur ne perfundimin, se kushtet ne dhomat e ndalimit lene per te deshiruar. "Problem mbeten kushtet jo te mira higjeno-sanitare ne mjediset e brendshme, dhomat, tualetet ne komisariatet Shkoder, Korce dhe Fier. Ne komisariatin e Shkodres dhomat e ndalimit te caktuara per te miturit dhe grate e ndaluara ishin bosh, pa asnje orendi (shtrat, stola), etj. Komisariati i Fierit ishte ne momentin e transferimit ne mjediset e reja, por ne ambientet ekzistuese vazhdonin te funksionin dhomat e ndalimit, te cilat paraqiten te amortizuara dhe jashte cdo funksioni", sqaron Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Por jo vetem kaq. Te ndaluarit dhe te shoqeruarit te cilet jane pyetur, kane bere me dije se ndaj tyre ishte ushtruar edhe dhune fizike dhe psikologjike. Per kete Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ka vene ne dijeni prokurorite e rretheve per te nisur hetimet dhe per te zbardhur keto ngjarje. Te ndaluarit ne keto komisariate kane bere me dije se nuk jane vene ne dijeni as per te drejtat e tyre. Problemet theksohen edhe me tej ne komisariatin e Fierit, ne te cilen mungonte personeli femer, i cili duhet te ishte i pranishem gjate arrestimit, apo shoqerimit te femrave, por dhe se te miturve.
Te ndaluarit dhunohen fizikisht neper komisariate. Keta te fundit kane bere edhe denoncimet e para perpara perfaqesuesve te Komitetit Shqiptar te Helsinkit, te cilet kane vene ne dijeni prokurorite e rretheve per hetime te metejshme. Asnje nga te shoqeruarit mesohet se nuk i dinte te drejtat qe i takojne. Gjate intervistimeve, te ndaluarit kane bere me dije se te drejtat e tyre nuk iu jane bere te ditura nga ana e efektivave te policise.
Nga monitorimet e bera neper komisariatet e policise Korce, Fier, Shkoder dhe Elbasan, jane konstatuar probleme nga me te ndryshmet. Nga vezhgimet ka rezultuar se ne to mungonin jo vetem kushtet higjeno-sanitare ne mjediset e brendshme, por probleme kishte edhe ne tualete, si dhe dhomat ku qendronin te ndaluarit. Por jo vetem kaq, ne to mungonte edhe stafi i femrave.