E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutimi i pengjeve, calon Kodi Civil

Kodi Civil duhet te thjeshtoje procedurat per ekzekutimin e pengjeve qe kane lene individet kur marrin nje kredi. Kerkesen e ka bere Shoqata e Bankave te Shqiperise ne Komisionin Kuvendor te Ligjeve. Zyra e Permbarimit, sipas bankiereve nuk ekzekuton ne kohe kolateralin ne rastet kur bankat kane fituar gjyqet me individet, per shkak te disa mangesive ne Kodin Civil. Pamundesia e bankave per te vjele te gjitha detyrimet ne kohe ndaj kreditoreve, gjate ekzekutimit te titujve nga ana e permbarimit, ka qene nder vite nje shqetesim i Bankave. Sipas grupeve te interesit, projektligji i propozuar nga Ministria e Drejtesise lidhur me ndryshimet qe i jane bere Kodit te Procedures civile, duhet te marre ne konsiderate pikerisht ato raste kur behet ekzekutimi i disa pronave njekohesisht ne rastet kur behet ekzekutimi i titujve. Thene ndryshe se si duhet te veproje Permbarimi ne rastet kur garancia e kreditorit permban nje sere pronash te shperndara ne vende te ndryshme dhe urdhri per sekuestron ekziston vetem ne nje kopje. "Meqenese urdhri eshte vetem ne nje kopje, atehere problemi qe del eshte se ne mbahemi peng nga ekzekutimi i nje shkrese te Permbarimit, nderkohe qe pronat e tjera qe jane vene garanci nuk ekzekutohen, sepse projektligji parashikon vetem nje shkrese", thane perfaqesuesit e Shoqates se Bankave". Ata kerkuan qe ne tilla raste te leshohen disa shkresa dhe keshtu nuk mbahet peng ekzekutimi dhe per pronat e tjera ne vende te ndryshme te vendit. Ne te kundert ne bankat do te sorollaten dhe ne kete menyre bllokohet kapitali qe duhet te ekzekutohet. Ne propozimet qe kane te bejne me ekzekutimin e titujve projektligji me i fundit i hartuar nga Ministria e Drejtesise, parashikon qe gjobat te jene titull ekzekutiv, dhe zbatimi i ketij urdhri te behet brenda nje afati 3-ditor nga data e depozitimit te kerkeses nga ana e bankes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›