Konflikti per pronen, plagosen dy persona
Tirane- Dy persona jane plagosur diten e djeshme, pas nje sherri te lindur si pasoje e konflikteve per pronesine ne Tirane. Nazif dhe Petriti Tresa jane goditur me mjete te forta, duke pesuar plage ne trup, pas nje perplasjeje fizike me tre pjesetaret e familjes Harizi. Ngjarja ndodhi paraditen e dites se djeshme, prane ish ekspozites "Shqiperia Sot". Familjet e perfshira ne konflikt jane nga fshati Baldushk i rrethit te Tiranes.
Mosmarreveshjet midis tyre kane qene te hershme dhe nisur nga kjo, ato kishin zgjedhur rrugen ligjore per t'i dhene zgjidhje ketij problemi. Sipas burimeve mesohet se dy kusherinjte Nazif dhe Petrit Tresa, jane paraqitur dje ne seancen e radhes gjyqesore, e cila zhvillohej ne Gjykaten e Faktit. Pas mbarimit te seances te dyja palet mesohet te jene konkliktuar me njeri-tjetrin. Sipas burimeve nga policia mesohet se Nazif Tresa 50 vjec dhe Petrit Tresa, 30 vjec kane qene afer ish ekspozites "Shqiperia Sot", rreth ores 09:30. Mesohet se ata jane ndaluar nga tre vellezerit Luan, Aleksander dhe Vladimir Harizi. Sipas burimeve nga policia, fillimisht te dyja palet kane shkembyer fjale mes tyre. Por me pas situata eshte perkeqesuar, ku debati midis tyre eshte shnderruar ne perplasje fizike. Te dyja palet kane filluar te goditen me grushte, e mjete te forta. Si pasoje, te dy pjesetaret e familjes Tresa, kane pesuar demtime ne trup dhe koke. Me pas autoret jane larguar nga vendi i ngjarjes ne drejtim te paditur. Menjehere ne vendngjarje kane mberritur uniformat blu te komisariatit Nr 2 Tirane, si dhe specialistet e Sektorit Kunder Krimit, te Jetes dhe Shendetit. Dy te afermit Tresa jane derguar menjehere ne Spitalin Ushtarak. Sipas burimeve nga ky spital Petrit Tresa ndodhet jashte rrezikut per jeten ndersa Shpetim Tresa aktualisht ndodhet ne gjendje te rende shendetesore. Burime nga polica, bene te ditur se eshte ngritur nje grup pune, per te sqaruar rrethanat e kesaj ngjarjeje. Nga ana tjeter tre vellezerit Harizi, te cilet jane identifikuar menjehere nga ana e policise, si autore te kesaj ngjarjeje jane shpallur ne kerkim policor. Efektivat blu kane mbledhur dhe deshmite e para te kesaj ngjarjeje. Ndersa materialet hetimore i kane kaluar per hetime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane. Tre vellezerit Harizi akuzohen per vepren penale te "plagosjes se rende me dashje" e kryer ne bashkepunim.
Redinalda Caushaj