Huaja per shtepi, 173 euro per banor
Kredia qe bankat ne Shqiperi kane dhene per blerjen e shtepive ne perpjesetim me numrin e popullsise eshte 173 euro per banor, ose 6.9 per qind e prodhimit te brendshem bruto. Ne fakt treguesi i publikuar per here te pare nga Banka e Shqiperise, ne nivelin aktual, rezulton te jete dukshem me i vogel sesa niveli mesatar i BE, dhe eshte larg niveleve te vendeve qe kane hyre ne BE para disa vitesh. Megjithekete, krahasuar me ndonje vend si Rumania, ky tregues cuditerisht duket te jete me i larte per rastin e Shqiperise dhe ndoshta shpjegohet me tipare specifike, qe mund te kete mbartur nga e kaluara zhvillimi i sektorit te pasurive te paluajtshme rezidenciale, ne Rumani, thuhet ne ekspertizen e Bankes se Shqiperise qe eshte bere per sektorin e ndertimit. Cmimet e apartamenteve ne Tirane variojne nga 500-1500 euro per meter katror, ndersa paga mesatare per nje te punesuar perllogaritet rreth 250 euro ne muaj. Diferenca qe mbetet per te perballuar cmimin duket se, jane parate e krijuara nga ekonomia joformale apo remitancat dhe kredia qe japin bankat per blerjen e shtepive. Tregues qe kane te bejne me shperndarjen gjeografike te huave per shtepi flasin per nje asimetri te theksuar dhe perqendrim kryesisht, ne zonen e Tiranes si edhe ne zonat bregdetare, ne Durres dhe Vlore. Sipas te dhenave rezulton se mbi 69 per qind e huave jane te perqendruara ne Tirane dhe rreth 12 per qind ne zonen bregdetare. Keta tregues flasin per nje dinamike me te madhe te tregut te shtepive ne keto zona, krahasuar me rajone te tjera te Shqiperise dhe per rrjedhoje, edhe per cmime me te larta. Gjithashtu nje pjese jo e vogel e kerkeses per shtepi ne keto rajone, sidomos ne zona bregdetare, nxitet nga blerjet per shtepi te dyta qe po aplikohen nga qytetaret si menyre investimi. Aktualisht, norma mesatare e nje huaje per shtepi eshte midis 7.7 per qind dhe 12.6 per qind. Nga te dhenat rezulton se, pjesa me e madhe e bankave japin hua per shtepi ne euro. B.H.