E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyp kusheririn me motor

Fushe-Kruje- Nje i vdekur dhe nje i plagosur eshte bilanci i aksidentit te ndodhur ne autostrade oret e para te mengjesit te djeshem ne Fushe Kruje. Ngjarja ka ndodhur ne afersi te fshatit Bubq, kur nje motociklete eshte perplasur, duke lene te pajete kembesorin Asllan Kulla, 65-vjec, nga fshati Ishem i Durresit. Burime zyrtare te policise se Krujes bene te ditur se Kulla, ishte nisur nga banesa e tij ne oren 04:00 te mengjesit, pasi nuk kishte mundesi te udhetonte me makine. Mjeti drejtohej nga Gezim Kulla, 35 vjec, qe eshte edhe kusheri i viktimes, por qe nuk ka pasur dijeni per levizjen e te afermit. Policia tha se shkak mendohet te kete qene mungesa e sinjalistikes, pasi drejtuesi i mjetit nuk e ka vene re te moshuarin. Gezim Kulla eshte derguar ne Spitalin Ushtarak per mjekim me te specializuar.

A.B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›