E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau ne '97, pranga Voshit

Burrel- Policia e Burrelit ka arrestuar pas 11 vitesh kerkimi, te dyshuarin per ekzekutimin e bashkefshatarit te tij, pas nje sherri per motive te dobeta. Ka qene nje rihetim i dosjes per vrasjen e Ibrahim Sines, qe uniformat blu dhe Prokuroria e Matit te bindeshin per implikimin e Haxhi Voshit, 45 vjec, ne kete krim. Ndalimi i tij eshte bere mbremjen e djeshme nen akuzen e "vrasjes" dhe i dyshuari eshte izoluar ne paraburgimin e komisariatit te Burrelit. Burime zyrtare konfirmuan lajmin per gazeten "KJ" dhe bene me dije se ngjarja ka ndodhur ne 9 korrik te vitit 1997, ne fshatin Klos. Shkak i vrasjes ka qene nje debat mes dy paleve qe ka degjeneruar ne fyerje dhe me pas perdorimin e armeve. Per te kryer krimin, Voshi ka perdorur nje arme automatike.

A.B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›