E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhomë përkujtimore për gjeneralin që bashkëpunoi me shqiptarët

Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë ka përuruar sot dhomën përkujtimore për gjeneralin Mihajllo Apostollski, gjenerali i parë në historinë e Maqedonisë, i cili arriti të themelojë gjatë Luftës së Dytë Botërore batalione dhe brigada kundër ushtrive fashiste.

Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi tha me rastin e përurimit se vepra e gjeneralit Apostollski është me rëndësi për faktin se ai ndërmori rol integrues teksa ishte kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.

“Në veprimet e gjeneralit Apostollski mund të shihen konturat e karakterit shumetnik të shtetit të cilat i ka shënuar Apostollski. Roli integrues i tij shihet edhe gjatë periudhës kur ai ka qenë kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve, nga viti 1976 deri më 1983. Në mandatin e tij janë botuar enciklopedi dhe monografi në më tepër gjuhë.

Duke e vlerësuar figurën e Apostollskit, Besimi ka theksuar se ai është përplot me merita, sidomos për faktin se ai i ka njohur dhe ka bashkëpunuar me shqiptarët./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›