E Diel, 1 Nëntor 2026

I gjejnë 1 kg heroinë, arrestohet shqiptari 20 vjeçar

Një kilogram drogë e tipit heroinë është gjetur në banesën ku po qëndronte ilegalisht, në qytetin Zug të Zvicrës, një shqiptar 20 vjeçar. Këtë sasi heroine policia e Zugut e ka gjetur gjatë bastisjes së banesës.

Policia ka arrestuar shtetasin shqiptar, i cili i kishte rënë në sy të mërkurën rreth orës 15, para stacionit hekurudhor të Zugut.

Pasi e ndaluan, e kontrolluan, në xhepat e tij gjetën lëndë narkotike të paketuar në porcione të vogla. Pas kësaj, policët shkuan të bastisin banesën ku banonte i riu që nuk kishte qëndrim legal në Zvicër, njofton albinfo.

Me ndihmën e qenit gjurmues, policët gjetën një sasi prej rreth një kilogrami heroine dhe mjete të ndryshme që përdoren për përpunimin dhe shitjen e drogës, raporton Koha.

I riu i ndaluar i është dorëzuar prokurorisë publike të Kantonit të Zürichut, e cila ka kërkuar sot burg hetues për personin e kapur me drogë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›