Dhori Kule: Shtesa te reja per sistemin part-time
Rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule ka deklaruar se do t'i kerkoje Ministrise se Arsimit dhe Shkences, shtesa per sistemin e studimeve me kohe te pjesshme. Vetem ne kete menyre, sipas tij, do te mund te perballohen ne nje fare menyre kerkesat e shumta per te studiuar part-time, pas nje vit pezullimi. Keshtu, fluksi i mundshem i kandidateve te vjetshem, i eshte bashkuar fluksit te sivjetshem, duke i bere te paperballueshme kerkesat per te studiuar me kohe te pjesshme, pra vetem te shtunave dhe te dielave. Rihapja e sistemit part-time ne te gjitha deget e universiteteve publike, eshte shoqeruar me nje fluks te madh kerkesash, per regjistrim. Ne kete menyre mbi katermije vende te percaktuara per kete sistem ne te gjitha universitetet, nuk kane mjaftuar. Ndersa vijon regjistrimi per shtesat e bera ne perfundim te fazes se pare te regjistrimit, drejtuesit e Universitetit te Tiranes, kane menduar t'i drejtohen Ministrise se Arsimit per nje shtese te dyte kuotash. Keshtu, duket se Universiteti i Tiranes do te jete i pari, ai qe do te marre iniciativen per t'u dhene shansin edhe kandidateve te tjere qe te shkollohen. Kjo, pasi rektori i ketij universiteti, Dhori Kule deklaroi se "Do t'i paraqesim Ministrise, kerkesen per kuota shtese, pasi kemi shume kerkesa". Regjistrimet per sistemin part-time, do te vazhdojne deri ne fund te muajit janar, ndersa ende nuk eshte caktuar nje date per nisjen e procesit mesimor.