Shtohet sasia e klorit ne uje
Sasia e klorit ne uje po vazhdon te jete ne normat e stines se veres, kjo per shkak te mungeses se ujit, shirave, tubacioneve te amortizuara si dhe ndotjeve qe jane konstatuar ne disa raste. Megjithate sipas specialisteve nuk duhet te trembemi nga klori, pasi demi i tij ne organizem eshte zero. "Prania e klorit, ne keto masa qe eshte aktualisht nuk krijon asnje lloj problemi per shendetin e konsumatoreve, pervecse luan rol te rendesishem ne cilesine e ujit" eshte shprehur drejtori i Institutit te Shendetit Publik te Tiranes, Gjergj Ndoja. Sipas te dhenave, sasia e tij vazhdon te jete i njejte si ne stinen e veres, pavaresisht rekomandimeve te OBSH-se, per ndryshim te normes se klorit ne uje nga stina ne stine. E ndersa Ujesjellesi kerkon uje me sasi te pranueshme klori, ky i fundit ne zonat e banimit prane depove te ujit, vjen ne sasi me te madhe kurse ne zonat larg tyre,uji rezulton edhe me i ndotur. Specialistet vazhdojne te theksojne se klori ne uje pervecse ngordh mikrobet nuk demton aspak shendetin, pavaresisht se per t'u konsumuar as qe behet fjale.