Uji i pijshem, 19 pika te ndotura
Kryeqyteti prej disa muajsh ndihet i kercenuar nga shperthimi i ndonje epidemie per shkak te ujit te pijshem, i cili ka rezultuar i ndotur ne 19 pika. Pas nje monitorimi te bere nga Instituti i Shendetit Publik ka rezultuar se qytetaret e rruges "Sitki Cico" ne zonen e Berrylit, ankohen se prej dhjete ditesh nuk konsumojne fare ujin qe u rrjedh ne cezma per shkak te eres se rende te tij. Po e njejta situate eshte edhe ne zonen industriale, ne kryeqytet ku banoret prej disa muajsh nuk konsumojne ujin e cezmave, por e perdorin vetem per larje.
Studimi
Te dhenat qe raporton Instituti i Shendetit Publik per muajin dhjetor tregojne se uji i pijshem ne 19 pika monitorimi, ka rezultuar me ndotje bakteriale madje disa prej tyre raportonin situate te njejte prej disa muajsh. Kete fakt e pohon dhe Drejtori i Shendetit Publik te Tiranes, Gjergj Ndoja. "Nga te dhenat e deritanishme qe raportohen nga institucionet perkatese, ka rezultuar se uji i pijshem ne disa zona eshte i ndotur mbi normat e lejuara. Pavaresisht se eshte kerkuar marrja e masave, situata ka mbetur e njejte" ka theksuar Ndoja. Sipas tij, duke pare studimin me te fundit do te kerkohet marrja e masave te menjehershme. Nderkohe qe per te parandaluar epidemite, specialistet kane kerkuar shtimin e sasise se klorit, megjithese eshte periudhe dimri dhe ai nuk eshte i nevojshem ne doza te larta.
Cilesia
Specialistet nga ana e tyre kembengulin se cilesia e ujit te pijshem eshte permiresuar dhe kete e lidhin me nivelin e larte te klorit ne uje. Drejtori i departamentit te ujit dhe mjedisit ne ISHP, Arben Luzati deklaron se shtimi tej normes i klorit ne uje, behet vetem ne raste te vecanta. "Per shembull kur ka shperthime epidemike, te cilat kane si shkak ujin e pijshem shtohet sasia e klorit" ka theksuar Luzati. Kjo deklarate e tij le te kuptohet se mos ndryshimi i normes se klorit ne Ujesjellesin e kryeqytetit, eshte si pasoje dhe i frikes, se nje shperthimi te mundshem hidrik per shkak dhe te pikave te shumta te ndotura, qe vihen re ne rrjetin e Ujesjellesit. Nderkohe qe nje pjese e ndotjes, sipas specialisteve, eshte per shkak te nderhyrjeve qe behen ne rrjet si dhe amortizimit te ketij te fundit.