Provimet me zgjedhje, vetem 1 here
Luljeta Ndoka
Rezultatet e provimeve me zgjedhje te njihen vetem nje here. Eshte ky propozimi qe i eshte bere APRIAL-it, gjate nje konference, ne prag te miratimit te rregullores se re te Matures Shteterore per vitin 2009. Per shembull, nese nje kandidat i ka dhene provimet me zgjedhje gjate vitit te kaluar, sivjet nuk eshte detyruar qe t'i jape serish, pasi do t'i njihet rezultati i vjetshem. Por, ky eshte vetem njeri prej ndryshimeve te pritshme per kete vit.
Me zgjedhje
Kandidate te viteve te meparshme jane ankuar se nuk kane pse te aplikojne edhe vitin pasardhes, nese provimet me zgjedhje i kane dhene nje here. Sipas tyre, nese per nje arsye, ose per nje tjeter nuk kane fituar, nuk kane pse t'i japin serish provimet me zgjedhje te Matures Shteterore. Kesisoj, ata kane kerkuar qe rezultatet e provimeve me zgjedhje, te njihen vetem nje here. Ne fakt, nje sugjerim i tille eshte mbeshtetur edhe nga specialistet e Agjencise se Vleresimit te Arritjeve, AVA. Megjithate, ende nuk dihet nese do te miratohen keto ndryshime, por nese kjo ndodh, atehere do t'i shohim te reflektuara edhe ne rregulloren e Matures Shteterore, qe pritet te miratohet muajin e ardhshem. Pervec njohjes se provimeve me zgjedhje vetem nje here, procesi i Matures Shteterore pritet te pesoje ndryshime rrenjesore. Keshtu kerkesat dhe sugjerimet e pjesemarresve ne konferencen e posacme per Maturen Shteterore 2009, kane te bejne me peshen qe duhet te zere mesatarja, ne vleresimin perfundimtar apo edhe ne kohen qe duhet per te shpallur fituesit.
Ndryshimet
Ne seminarin e posacem per Maturen Shteterore, ne prag te miratimit te rregullores, disa nga problemet e shtruara ne seminar dhe qe kerkojne zgjidhje per Maturen 2009 jane: Rritja e peshes se notes mesatare ne llogaritjen e pikeve, shkurtimi i kohes nga dalja e rezultateve ne percaktimin e fituesve; nevojshmeria e fazes se katert, e drejta per konkurrim e maturanteve para vitit 2006, njohja e provimeve me zgjedhje vetem nje here, pritja e maturanteve nga universitetet ne kuadrin e keshillimit te karrieres etj. Gjithashtu ata kerkuan rritjen e pjesemarrjes se grupeve te interesit ne vendimmarrje, sidomos te vete maturanteve. Kjo sidomos ne fazen e percaktimit te koeficienteve te shkolles dhe atyre te lendeve me zgjedhje, qe influencojne ne llogaritjen e pikeve. Paneli drejtues i seminarit, iu pergjigj shume pyetjeve. Ne vecanti Edmond Lulja, drejtor i AVA-s, sqaroi gjate ceshtjet qe u shtruan per problemet e administrimit te provimeve te detyruara dhe me zgjedhje. Seminari arriti te nxjerre problemet qe duhen zgjidhur per Maturen 2009 dhe eshte detyra e APRIAL per t'i shtruar dhe zgjidhur ato.
Risia
Koeficientet, do te pyeten edhe maturantet
Per here te pare kete vit eshte menduar qe maturantet te japin versionin e tyre ne percaktimin e koeficienteve qe do te aplikohen per llojin e shkolles se mesme dhe te lendeve me zgjedhje. Kjo, do te ndodhe gjate takimeve per keshillimin e karrieres. Propozimet ne fjale jane derguar tashme ne Ministrine e Arsimit dhe te Shkences dhe pritet qe ne fund te janarit gjithcka te jete gati dhe maturantet te kene ne dore rregullat e reja te perzgjedhjes per ne shkollen e larte. Specialistet e Agjencise se vleresimit te Arritjeve te Nxenesve (AVA), ata te Ministrise se Arsimit dhe Shkences, drejtore te drejtorive arsimore dhe specialiste qe kane ndjekur procesin e Matures 2008 si dhe specialiste te Agjencise Kombetare te Pranimeve ne Institucionet e Arsimit te Larte (APRIAL), kane sugjeruar disa ndryshime per maturen 2009, me qellim permiresimin e saj. Ata kerkuan nje trajnim me te kujdesshem te maturanteve dhe mesuesve per kete vit si dhe trajnimin e nje personi pergjegjes per maturen ne cdo shkolle.