Dhuna, 1 ne dy femije rrihet nga prinderit e mesuesit
Femijet dhunohen si nga prinderit ashtu edhe nga mesuesit ne shkolle. Te dhenat jane bere publike pas nje studimi te kryer nga Instituti i Shendetit Publik. Sipas eksperteve te fushes, rezulton se nje ne dy femije shqiptare pranon se eshte dhunuar ne familje. Po keshtu, nje ne tre nxenes pranon se eshte dhunuar ne shkolle. Pavaresisht shprehjes popullore se "Kush te rreh te do", ne kete rast kjo shprehje e vjeter popullore nuk ka vlere. Kjo edhe ne rast se e qellon me pellembe nje femije, edhe nese e kercenon se do e lesh pa shtepi, madje edhe nese e ngacmon seksualisht. Te pakten keshtu mendojne 85 % e mjekeve shqiptare, qe duket se nuk i njohin sa duhet shenjat e dhunes qe ushtrohet mbi nje femije. "Venia ne perdorim e shpullave, cokut, grushtit, shqelmit apo edhe sendeve per te ndeshkuar femijen, eshte nje tregues i karakterit te dhunes fizike ne shtepi dhe i ashpersise me te cilen ajo vazhdon te shfaqet edhe ne ditet tona" ka pohuar Oriloa Pompuri, specialiste e Institut te Shendetit Publik.
Studimi
Studimi i organizuar nga Instituti i Shendetit Publik, ku me ane te nje pyetesori jane testuar 109 mjeke familjeje dhe shkollash, psikologe, punonjes sociale dhe infermiere te rrethit te Tiranes. Nga ky studim ka rezultuar se format e dhunes, nuk njihen pothuajse nga te gjithe prinderit, mesuesit por edhe nga vete mjeket. Sipas te dhenave te ISHP-se, dhuna e ushtruar tek femijet ne moshe te hershme, eshte nje fenomen qe e ka zanafillen qe ne ambientet familjare, kur prinderit duke dashur te edukojne me se miri femijet, ndodh qe shkelin te drejtat e tyre dhe i dhunojne ata. "Nje perqindje e larte e mesuesve, prinderve dhe mjekeve nuk konsiderojne dhune, qellimin me pellembe, shkuljen e flokut, dhe neglizhimin e femijes dhe si pasoje nuk mund te nderhyjne per te parandaluar keto sjellje. Trajnimi i tyre per te ndryshuar njohurite, qendrimet dhe sjelljet ndaj femijeve te dhunuar, rezulton shume i rendesishem", ka theksuar Pompuri. Sipas saj, ne studim ka rezultuar se nje femije nuk mund te quhet i dhunuar kur eshte lene pa ngrene, pa veshur, i frikesuar apo edhe pa vemendje. Nderkohe, qe edhe keto raste futen ne format e dhunes, tregojne specialistet e ISHP-se.
Mjeket
Rreth 85 per qind e mjekeve nuk njohin sa duhet shenjat e dhunes se ushtruar mbi femijet, ndaj kane nevoje te trajnohen. "Te dhenat tregojne se 85 per qind e mjekeve kane nevoje te trajnohen, pasi 58 per qind nuk e quajne dhune ironizimin edhe frikesimin, 62 per qind nuk e quajne dhune mungesen e vemendjes dhe afeksionit, 26 per qind e tyre nuk jane perballur me femije te dhunuar, 80 per qind nuk e kane raportuar dhunen, sepse 64 per qind mendojne se nuk eshte detyra e tyre", ka theksuar Oriola Pompuri, specialiste e Institut te Shendetit Publik. Nje perqindje e larte e mjekeve nuk konsiderojne dhune, jo vetem ate fizike me gjuajtjet me pellembe apo shkuljen e flokeve, por edhe frikesimin apo kercenimin per braktisje dhe heqje te drejtash. Kjo mungese njohurie mbi format e dhunes, ben qe mjeket te jene pasive ndaj parandalimit te ketyre sjelljeve. Duke iu referuar te dhenave te studimit, specialistet e ISHP e konsiderojne mjaft te rendesishem, trajnimin e mjekeve te familjes per te ndryshuar njohurite, qendrimet dhe sjelljet ndaj femijeve te dhunuar.
"Dhuna pa gjuajtje e nevojshme, edukon femijen"
Dhuna e ushtruar tek femijet ne moshe te hershme, eshte nje fenomen qe e ka zanafillen qe ne ambientet familjare, kur prinderit duke dashur te edukojne me se miri femijet, ndodh qe shkelin te drejtat e tyre dhe i dhunojne ata. Duke iu referuar studimit te Institutit te Shendetit Publik, mbi njohjen e mjekeve mbi simptomat e dhunes tek femijet, rezulton se nje femije quhet i dhunuar edhe kur e fyen, e ironizon, e frikeson, e le pa ngrene, pa veshur, pa vemendje, apo dhe e tremb se do ta lesh vetem dhe se do t'i heqesh disa nga te drejtat e tij. Por 26% e mjekeve mendojne se kjo forme dhune jo fizike tek femijet ndonjehere eshte e pashmangshme, kete mendim kane edhe disa prinder. "Ajo forme dhune qe ne kemi ushtruar tek femijet i ka bere ata te edukuar, te mire ashtu sikurse jane sot. Ndersa femijet sot nuk po edukohen ,sepse prinderit e tyre nuk i penalizojne per gabimet qe bejne", tregon Blerta Agalliu. Sipas specialisteve te ISHP-se ky mendim eshte i gabuar, sepse kushtezimi i femijes, perben shkelje te te drejtave te tyre dhe shumica jane shprehur se duhet denoncuar ne polici. E ne fakt Kushtetuta e Shqiperise, ne Nenin 54 te saj, thote: "Cdo femije, ka te drejte te jete i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytezimi dhe perdorimi per pune".