E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mbreteresha Geraldine" rikujton viziten dy vjet me pare te ciftit Bush

Vizita historike e ish-presidentit amerikan, Xhorxh Bush dhe bashkeshortes se tij Laura Bush, dy vjet me pare ne vendin tone, vazhdon te leje gjurme vecanerisht ne ato institucione, te cilat paten rastin te prisnin ciftin amerikan. Materniteti "Mbreteresha Geraldine", ka rikujtuar serish kete vizite nepermjet nje ceremonie, ku pjese e saj kane qene dhe perfaqesues te Ambasades Amerikane ne vendin tone. Ne kete eveniment, eshte zbuluar dhe nje pllake simbolike, me nje mbishkrim, te shkeputur nga fjala e ish-zonjes se pare Laura Bush. "Ne kemi vendosur dhe nje thenie te zonjes Bush gjate kesaj vizite, qe une e admiroj punen e shkelqyer ne spitalin "Mbreteresha Geraldine". Ne e hoqem kete fragment, ne menyre qe le te jete nje motiv me shume ne punen tone te perditshme dhe le te jete nje objektiv qe ne duhet ta arrijme ne permiresimin e kushteve karshi nenes dhe femijes", thote Halim Kosova, drejtor i maternitetit "Mbreteresha Geraldine". Nderkohe, perfaqesuesi i ambasades amerikane, Biks Ali, ka percjelle mesazhin se bashkepunimi me institucionet shqiptare, e ne vecanti me kete maternitet, do te vazhdoje edhe ne te ardhmen, pasi tashme ky institucion ka plotesuar standardet e nje spitali evropian. Ali u shpreh se ambasada amerikane do te vazhdoje te jape mbeshtetjen e saj per kete spital.

Pas 1 viti

Vitin e kaluar, kur u mbush plot nje vit nga vizita e ardhjes te zonjes se pare te Amerikes, Laura Bush ne maternitetin "Mbreteresha Geraldine" u inaugurua salla e re e urgjencave. Ne kete salle u krijuan 3 ambiente te ndryshme, per pritjen e grave shtatzena te cilet kryejne vizitat e fundit se bashku me beben.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›