E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të paregjistruar qindra metra katror troje banesash

11/06/2009  Apel për regjistrimin

FIER- Nuk janë të regjistruar në zyrën kadastrale të qarkut Fier sipërfaqet e tokës truall dhe oborreve shtëpiake të ndërtuara para viteve 1991 në qarkun Fier. Si rrjedhojë këto prona të paregjistruara rrezikohen të kapen nga planimetria e ndërtimeve publike nga Bashkia Fier dhe komunat për shkak se këto nuk figurojnë të hipotekuara në zyrën kadastrale edhe pse janë pronë dhjetëra dekadash e individëve të ndryshëm. Janë qytetarët fierakë, të cilët nuk janë në dijeni të rëndësisë së këtij procesi. Sipas drejtueses së Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të ish-pronarëve në Fier, Vasilika Hysi, ky proces ka marrë miratimin e qeverisë prej 4 muajsh dhe ende nuk është i ndjeshëm interesimi i qytetarëve për privatizimin e këtyre pronave. Sipas Hysit, ky proces është mjaft i rëndësishëm, pasi qytetarët do të kenë në dorë dokumentin e pronësisë dhe do të jenë përfitues nga kompensimi për investimet publike që do të kryhen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›