Klandestinët shfrytëzojnë fushatën për të ikur
11/06/2009 Pak net më parë u kapën 120 persona
KORÇE- Që nga dita e parë e fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare dhe deri më sot, qytetarë të ndryshëm të ardhur nga gjithë rrethet e vendit po mësyjnë kufirin shqiptaro- grek, me synimin për të hyrë në brendësi të tokës helene. Pjesa më e lakmuar e kufirit mbetet ajo e rrethit Devoll, për të vetmen arsye, sepse kjo pjesë e kufirit të gjelbër ndodhet shumë pranë më qendrat e banuara të tokës greke. Informacioni i mësipërm është bërë i dituar nga burime zyrtare pranë Policisë Kufitare, të cilat pohuan se gjatë ditëve të fundit u është dashur të shtojnë numrin e patrullave dhe të burimeve njerëzore, me qëllim parandalimin e kalimit të kufirit në mënyrë të paligjshme. Sipas burimeve policore, patrullat e vendosura përgjatë kufirit shqiptaro-greke, kanë mundur të ndalojnë më shumë se 350 veta, të cilat kanë tentuar të realizojnë kalimin e kufirit në mënyrë klandestine. Vetëm mbrëmjen e një dite më parë, pohojnë burimet e policisë, u kapën 120 vetë, por kjo nuk do të thotë se një pjesë tjetër emigrantësh nuk arrin të hyjë në tokën greke. Megjithatë, të njëjtat burime kanë sqaruar, se bashkëpunimi me policinë e shtetit grek ka qenë i vazhdueshëm, ndërsa gjatë këtij muaji janë marrë dhe masa të tjera plus. Ajo pjesë klandestinësh që arrin të hyjë në shtetin fqinj, por që kapet nga policia greke dhe brenda po asaj dite kthehen mbrapsht në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Kjo pjesë e emigrantëve e papajisur me dokumente të rregullta ka tentuar të shfrytëzojë këtë periudhë të fushatës elektorale, duke menduar si kohë të favorshme, por burime të policisë kufitare bëjnë të ditur se askush nuk do të lejohet që të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme. Të gjithë ata që tentojnë të organizojnë trafikun e emigrantëve do të dalin përpara organeve të drejtësisë, ashtu si çka ndodhur me çdo kënd tjetër deri më sot që ka synuar të shfrytëzojë njerëz nevojtarë duke u zhvatur deri në 1000 euro për person.