Uzina e Poliçanit, me linjë të re demontimi
11/06/2009 Nis procesi për çmontimin e fishekëve
POLIÇAN- Uzina Mekanike e Poliçanit tashmë do të ketë dhe një linjë të re për demontimin e fishekëve. Pas nisjes së punës për demontimin e predhave, pranë kësaj uzine mësohet se ka nisur puna dhe për demontimin e fishekëve. Gjithçka do të realizohet nëpërmjet një aparature bashkëkohore dhe ambienteve tashmë të duhura që janë gati për procesin e punës. Myqerem Xhaferi, drejtori i kësaj uzine, bëri me dije se që prej ditës së djeshme pranë kësaj uzine nisi puna për demontimin e fishekëve. Kjo linjë e re u vu në funksion fal donacionit të aparaturës ku do të bëhet demontimi i fishekëve, donacion ky i dhënë nga Qeveria Amerikane në kuadër të procesit të demontimit të municioneve që trashëgon vendi ynë në vite. Ky proces pune ka nisur me punësimin e 20 specialistëve të kësaj fushe dhe mësohet se do të procedohet duke djegur lëndën djegëse të fishekëve, djegie nga e cila mbetet vetëm gëzhoja që do të tregohet më pas për skrap. Teknologjia bashkëkohore e vendosur në ambientet e uzinës nuk shkakton asnjë problem ndotjeje në ajër, pasi shkatërron me anë të djegies gjithë lëndën djegëse të fishekëve, ndërsa është e pajisur me filtra pastrues për ajrin. Ajo mësohet se është montuar brenda ambienteve të uzinës dhe është vënë në punë brenda të gjitha standardeve të duhura, ndërkohë që kjo procedurë pune është e vetmja që është hapur deri tani në vendin tonë. Aparatura tashmë e vënë në punë çmonton fishekët e të gjithë kalibrave dhe gjithë prodhimeve.