ADRION LIVEX 2009 stërvitje detare në Vlorë
11/06/2009 Risia e këtyre operacioneve qëndron në praktikimin e formave reale
Dështon tentativa për nxjerrjen e anijes simotër të mbytur në Otranto
VLORE- ADRION LIVEX 2009 është përqendruar dje në ujërat e gjirit të Vlorës. Pas fillimit të operacionit në zonën e Durrësit, stërvitja ka vijuar pranë zonës së Sazanit. Veprimet e djeshme kanë konsistuar kryesisht në veprime të bordimit dhe qëllimit të një objekti detar, kjo e fundit një anije, e nxjerrë prej vitesh jashtë përdorimit. Në operacion janë angazhuar gjithsej 10 anije të shteteve kroate, shqiptare, italiane, malazeze, e sllovene. Fillimisht veprimet detare janë fokusuar në operacionet e bordimit, veprime që orientohen pas shkeljes ligjore që mund të bëjnë anijet. Specialistët kanë shpjeguar se ky lloj bordimi ndahet në konsensual dhe jokonsensual, forma të cilat ata i kanë aplikuar në stërvitjet e tyre. Shefi i shtabit të përgjithshëm të Flotiljet së Jugut, Adnand Agastra, tha se risia e këtyre operacioneve qëndronte në praktikimin e formave reale, çka nënkupton që objekti që do të qëllohej ishte real, apo edhe elementë të stërvitjes MIO, të cilat do të zhvilloheshin në orët e natës, do të kishin në qendër të vëmendjes objekte reale. Edhe veprimet që kryejmë tani në kuadër të anëtarësimit në NATO, na e japin një detyrim të tillë, tha Agastra, i cili është edhe drejtor i këtij operacioni. Anijet janë rreshtuar dje për asgjësimin e një objekti anije, ndërkohë që priten që veprimet operacionale të vijojnë edhe ditën e sotme.
Në kuadër të iniciativës ADRION, përgjatë 5 ditëve në ujërat territoriale të gjirit të Durrësit dhe Vlorës, është zhvilluar stërvitja ADRION LIVEX 2009. Kjo është një stërvitje që zhvillohet me vendet detare të Adrionit, të cilat janë Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Italia, Greqia dhe Sllovenia.
Një prej pjesëve të veçanta të stërvitjes ka qenë dhe veprimi taktik me qitje luftarake reale pranë zonën së Karaburunit ku si objektiv ishte nxjerrë nga thellësia anija e amortizuar “Katëri i Radës” simotra e anijes së mbytur në tragjedinë e Otrantos. Të gjitha forcat, të cilat morën pjesë në fazën e parë ku goditën me mjete të rënda nuk arritën ta zinin shënjestrën me predhat e kalibrit të rëndë duke mos arritur ta fundosnin.