E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna, AP: Njekje penale për efektivët e 313-ës

Zyra e Avokatit të Popullit ka njoftuar sot se kërkon ndjekje penale ndaj disa punonjësve të burgut 313 në Tiranë.

Sipas AP-së kjo kërkesë vjen pas konstatimit të dhunës së ushtruar ndaj dy vëllezërve të identifikuar me inicialet A.Gj dhe P.Gj. Në bazë të një hetimi të kryer nga zyra e Avokatit të Popullit rezulton se ndaj dy vëllezërve është ushtruar dhunë.

Shtetasi P.GJ është dhunuar në kohën kur transportohej  për në spital tek mjeku, ndërsa vëllai i tij, A.Gj është dhunuar gjatë mbajtjes së tij në birucë nga pesë efektivë të burgut.

Dhuna e policisë nga të shoqëruarve apo të arrestuarve mbetet një shqetësim i vazhdueshëm. Ky problem theksohej edhe në raportin e fundit të departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut ku shprehej shqetësim i madh lidhur me respektimin e të drejtave të të ndaluarve nga policia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›