Dhuna, FSHF shkrin Apelin

(ALBANIA SPORT) - Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit mori një vendim ekstrem, të parin e këtij, lloji duke shkrirë Komisionin e Apelit, një organizëm që me vendimet e tij, shpeshherë në kundërshtim me ato të marra nga Komisioni i Disiplinës, ishte shndërruar jo vetëm në një organ problematik për klubet, por dhe qesharak, pasi gjithmonë kishte zbutur vendimet e Disiplinorit, apo dhe kishte dhënë dy vendime të ndryshme për të njëjtën çështje. Dhuna në rritje në stadiumet tona, ku spikasin ato në ndeshjet Flamurtari-Besa (1-0, java 18) dhe Tirana-Dinamo (2-1, java 18).
Vendimet e Komitetit Ekzekutiv:
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, është mbledhur sot më datë 26.01.2010 dhe ka marrë këto vendime:
1. Të dalë me një deklaratë publike për ngjarjet e javës së 18 të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore.
2. Shkarkon Komisionit e Apelit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.
3. Të mblidhet përsëri, brenda kësaj jave, për të vijuar me analizën e ngjarjeve të dhunshme dhe masat për mospërsëritjen e veprimeve të tilla të dënueshme.
Burimi: Albania-sport.comE Marte, 26 Janar 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili