E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ditëlindja e RD-së dhe nevoja për muzeun e shtypit të lirë

05-01-2011 / Nga Ndrekë Gjini

Gazeta RD bëri 20 vjeç. Po te kemi parasysh jetëgjatësinë e nje gazete ne boten perëndimore, 20 vjet janë shume pak ne jeten e nje gazete. Por nuk jane kurrsesi pak për jeten e nje gazete ne Shqiperi, e per me teper te nje gazete siç ishte RD. Kjo për shkak të kushteve historike dhe politike ne te cilat kjo gazete lindi dhe mbijetoi.
Pas 50 vjetësh shtypi komunist, i kontrolluar deri në qelizat më të vogla nga Partia ne pushtet, gazeta RD erdhi ne jete si nje ze i lire, si nje drite, si nje shprese, si nje ëndërr e bukur. Për të kishin etje jo vetem demokratet, jo vetem te pakënaqurit dhe te persekutuarit nga regjimi diktatorial, por çdo shqiptar qe dinte shkrim e lexim.
Te gjithe e ëndërronin dhe deshironin nje fjale ndryshe. Ajo qe e para fjale, e para gazete ndryshe, e lire. Historia dhe fati e bënë këtë gazete te jete jo thjesht gazetë, e bënë atë institucion, e bene ate monument te fjales se lire, dhe si e tille ajo e meriton një muze.
Kane kaluar 20 vjet. Është pothuajse gati nje gjenerate. Ne kete gazete sot botojne shkrimet e tyre edhe ata te cilet ne ate kohe nuk kishin lindur ende. Ekzistenca e nje muzeu per këtë monument te fjales se lire i ben nder Shqiperise dhe shqiptarëve, pasi kjo gazete është monument te lirise se shtypit shqiptar, pas 50 vjetësh terri e tmerri.
Ky nuk do te jete thjesht muzeu ku brezat do te shohin vullnetin e mire, guximin e matur  apo shabllonizmin e Frrok Çupit e Bashkim Trenovës, as foshnjërinë e Lorenc Ligorit, iluminizmin e Lazër Stanit, maturinë e Astrit Patozit apo pragmatizmin e Bledi Kasmit. Ky do te jete një muze ku brezat do te vijnë te shohin se si ky institucion i fjales se lire lindi dhe u zhvillua përmes nje rruge plot zig-zage, por gjithnje drejt progresit. Brezat duhet te vijne ketu te shohin se si RD, ky monument i çmuar i shtypit te lire shqiptar realisht u be streha, dhe pse jo, shkolla e pare e gazetarisë, jo vetem per dhjetëra gazetare qe sot drejtojnë gazeta, radio e TV prestigjioze ne Shqipëri, por edhe për shume ministra, kryetare partish e funksionare te larte te shtetit shqiptar.
RD eshte nder te vetmet ekzemplare shtypi ne bote ku mund te gjesh te botuar ne faqet e para shkrimet e politikaneve te karrierës si Berisha, Meksi, Arbnori, Blushi, Mustafaj, Pollo, Kopliku, Imami, Shehu, Kosovrasti, Vrioni, Shamata, Olldashi, Buçpapa, Patozi e shumë e shumë të tjerë, nderkohe qe ne brendesi te saj gjen shkrimet sharlatane te Lukut apo Sulqes, sharjet bajate të Dulejman Karajt apo Ndrekë Gjinit, faqet letrare te përgatitura me aq pasion, finesë e dashuri te Fatos Kongolit, veshtrimin social dhe ekonomik te Brikena Kamenices e Migen Demirxhiut, pra gjithçka qe i përket vërtet lirisë dhe fjalës së lirë.
Kjo gazete nuk eshte thjeshte nje gazete, ajo eshte monument per krejt boten e shtypit demokratik shqiptar te pas viteve ‘90-të. Te gjitha gazetat, revistat, radiot apo TV private te pas viteve ’90 i kane marre mësimet e para tek kjo shkolle.
Ashtu sic Shkolla e Pare Shqipe e ka nje muze dhe Gazeta e Pare e Demokracise Shqiptare pas 50 vjetesh diktature e meriton nje muze, sado te vogel, sado simbolik.
Muzetë jane memoria historike e kombeve. Me thuaj nga vjen të të them se ku shkon, thotë nje fjalë e urtë angleze.
Një muze për RD-në, ju lutem.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›