E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna, burri godet gruan me bishtin e sopatës

Foto ilustruese

TIRANE – Një akt i dhunës brenda familjës ka tronditur kryeqytetin dhe mediat mbrëmjen e së martës. Gazeta Shekulli ka mësuar se nga raportimi dhe pasqyrimi në media i kësaj ngjarjeje, ajo ka ngatëruar keq si mediat elektronike ashtu dhe policinë e cila ka nxituar për ta zbardhur atë.

Nga Policia fillimisht është mësuar se, shtetasi Ramiz Qershori, ka goditur bashkëshorten e tij Shqiponja Qershori, me sopatë duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë. Por më pas burime nga Policia e Tiranës konfirmuan për Shekulli-n se guaja e cila ishte dërguar në spital pasi kishte marrë plagë në kokë nuk ishte në rrezik për jetën, ndërsa policia e ka shoqëruar bashkëshortin e saj në komisariat.

Nga të dhënat paraprake mësohet se, ngjarja ishte shkak i një sherri në familje. Çifti i cili punonte duke e siguruar bukën me shitjen e rrobave të përdorura, grindej shpesh dhe policia ishte njoftuar disa herë për situatën në familjen Qershori nga fëmijët.

Policia deklaroi se, i kanë trajtuar edhe më parë problemet në këtë familje. Bëhet e ditur gjithashtu se, policia kishte nisur edhe procedim penal ndaj Ramiz Qershori, pas disa kërkesave të së shoqes Shqiponja Qershori, për dhunë ndaj saj dhe së bijës. Mësohet se, gruaja është dhunuar edhe më parë nga bashkëshorti, dhe ajo ka bërë edhe denoncimin përkatës, ku të paktën dy herë ka kërkuar mbrojtje nga policia në muajt dhjetor dhe mars./ E. Koçi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›