E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zëdhënësja e komisionarit Fule: KQZ të nxjerrë vetëm rezultatin përfundimtar

21-05-2011 / Gazeta 55

“Shtyrja e vizitës nuk tregon mungesë angazhimi”

Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e Komisionerit Europian për Zgjerimin Stefan Fyle, Natasha Butler deklaroi se presidenti Barroso dhe euro-komisioneri Fyle janë duke ndjekur nga afër situatën në Shqipëri ndërsa shtoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të garantojë zbatimin e shtetit ligjor dhe rezultatet e zgjedhjeve duhet të dalin sa më parë.
Ajo gjithashtu ka sqaruar edhe qëndrimin e Komisionit Europian në lidhje me anulimin e vizitës së paralajmëruar nga presidenti Barroso në Shqipëri duke shtuar se shtyrja e vizitës nuk tregon mungesë angazhimi.
Zyra e BE-së në Tiranë deklaroi dy ditë më parë se qëllimi i kësaj vizite ishte të diskutonte perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe rrugën përpara drejt integrimit evropian dhe veçanërisht zbatimin e 12 prioriteteve kyçe të parashtruara nga Komisioni Evropian në Progres Raportin e 2010.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›