E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna e djeshme në Athinë, arrestohen 87 persona

Athinë- Policia arrestoi 87 persona në Athinë pas akteve të dhunës që përfshinë qendrën e qytetit dje në mbrëmje në kuadrin e manifestimeve të protestës kundër vdekjes së një adoleshenti të vrarë nga një polic, njoftojnë burime policore. Shumica e personave të arrestuar janë hajdutë që kanë vjedhur dyqane në qendër të Athinës gjatë akteve më të rënda të dhunës urbane që ka njohur Greqia, vazhdojnë burimet. Dymbëdhjetë policë janë plagosur gjatë përleshjeve me të rinjtë dhe të paktën 10 persona janë shtruar në spital për probleme me frymëmarrjen pas lëshimit të gazit lotsjellës nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Zjarrfikësit ndërhynë në 190 raste dhe shuan disa zjarre në 49 godina zyrash, në 47 dyqane, 20 makina dhe 10 ndërtesa të shërbimeve ministrore, bënë të ditur zjarrfikësit.

Dy zjarrfikës janë shtruar gjithashtu në spital për probleme me frymëmarrjen, shtuan të njëjtat burime.

Incidentet filluan dje në mbrëmje, në kuadrin e manifestimeve të protestës kundër vdekjes së Aleksis Grigoropulos, 15 vjeç, i vrarë të shtunën nga një polic pas një grindjeje mes një grupi të rinjsh dhe forcave të rendit në qendër të Athinës. (atsh)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›