E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Vrasja në kazino, pas humbjes së parave

Viktima në kazino i vrarë nga një punonjës i forcave të rendit ishte edhe vetë një ish-punonjës i policisë. Një fakt i tillë jepet nga burimet zyrtare të policisë së Tiranës.

Një natë pas ngjarjes së ndodhur, blutë kanë rindërtuar ngjarjen duke u shprehur se viktima Muharrem Lika, ish-punonjës i policisë, po luante në ambientet e brendshme të bar-kazinosë, ku edhe ka humbur një sasi parash. Pas një fakti të tillë, 45-vjeçari ka nisur të godasë dhe thyejë pajisjet e kazinosë.

Për ta qetësuar ka ndërhyrë administratori i ambientit, i cili pasi nuk ia ka dalë mbanë ka njoftuar Kastriot Stojanin, i punësuar pranë kësaj kazinoje për ruajtjen e rendit dhe qetësisë, njëkohësisht efektiv pranë  repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë.

Burimet zyrtare të policisë shprehen se “konflikti mes dy shtetasve ka qenë i çastit dhe ka denigruar në goditje me armë zjarri mbi viktimën nga i pandehuri Kastriot Stojani, goditje që kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 45-vjeçarit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit e llojit pistoletë, pas ekzaminimit balistik të kryer, u konkludua se gëzhojat e gjetura janë të nxjerra nga arma që ishte në posedim të shtetasit Kastriot Stojani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›