Dhuna mbi gazetarin Mero Baze, një akt i përsëritshëm kriminal
TIRANE-Unioni i Gazetarëve Shqiptarë fton editorët e mediave shqiptare në shenjë proteste të lenë sot, më 3 nëntor 2009, pesë minuta “të zezën” (black) në edicionet informative te televizioneve të vendit dhe një sipërfaqe botimi të bardhë në shtypin e përditshëm të printuar.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon me forcë aktin e dhunës së ushtruar në orën 23 të mbrëmjes së datës 2 nëntor 2009 nga biznesmeni i njohur Rezart Taci dhe shoqëruesit e tij në një nga lokalet e kryeqytetit, Tiranë. Fyerjet dhe dhuna fizike e ushtruar mbi gazetarin e njohur, në prezencë të qytetarëve të pranishëm në lokal si dhe të kolegëve Andi Bushati dhe Arban Hasani, pasojnë akte dhune dhe kërcënimi në rrethana dhe prej personash të tjerë, mbi gazetarin politik dhe investigativ Mero Baze. Si pasojë e kësaj dhune gazetari Baze është gjendur në Spitalin Ushtarak të Tiranës ku i është ofruar ndihma e menjëhershme mjekësore.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon këtë akt dhe u kërkon autoriteteve të vendit reagim të menjëhershëm institucional. Ne i kërkojmë policisë së shtetit që pas denoncimit zyrtar dhe dëshmive të dhëna nga kolegu i dhunuar dhe dy kolegët e tjerë, të kryhen pashmangje veprimet proceduriale. Në të njëjtën kohë u kërkojmë autoriteteve të drejtësisë të respektojnë drejtësinë e gjykimit dhe shqyrtimit të këtij akti dhunues.
Ky akt dëshmon se gazetari shqiptar është i kërcënuar në cdo moment nga brutaliteti dhe dhuna fizike kriminale. Fakti që raste të tilla përsëriten dhe sidomos ndaj këtij kolegu, flet qartë për rritje të agresivitetit të personave me pasje dhe me pushtet ekonomik e financiar. Unioni i Gazetarëve deklaron se Mero Baze është dhunuar për shkak të detyrës dhe për këtë arsye , rasti në fjalë është akt dhunues dhe kërcënues për shkak të detyrës.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë fton gjithë kolegët të solidarizohen me kolegun dhe të reagojnë fuqishëm dhe këmbëngulshëm ndaj sjelljeve, akteve dhe kërcënimeve të cdo forme ndaj mediave dhe gazetarëve.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë fton editorët e mediave shqiptare në shenjë proteste të lenë pesë minuta “të zezën”(black) në edicionet informative te televizioneve të vendit dhe një sipërfaqe botimi të bardhë në shtypin e përditshëm të printuar. Këtë mënyrë proteste, dhe reagimet sensibilizuese, ne duhet t’i manifestojmë në respekt të vetmbrojtjes dhe të kërkesës për garanci e liri në vendin tonë.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë