E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, hapen dyert e mortit në familjen e tragjedisë

LEZHE- Priten në Lezhë trupat e pajetë të Rina Melyshit, Ornela Ndoit dhe vogëlushes 3 vjecare që humbën jetën në Pavia të Italisë pas vrasjes makabre nga Alfred Melyshi, kunati i Rinës. Familja e babait të dy motrave ka hapur dyert e mortit, ndërsa të gjithë janë në pritje të ardhjes së 3 viktimave.
Babai Ndue Ndoi tregon se nuk kanë patur asnjëherë, asnjë konflikt me dhëndri e tij apo me kunatin e vajzës, ndërsa bën apel që autoritetet shqiptare të ndërhyjnë ëpr mbërritjen sa më shpejt në Shqipëri të trupave të pajetë për kryerjen e ceremonisë.
Tragjedia ndodhi pasditen e së shtunës kur e gjithë Italia u trondit pas vrasjes së Rina Melyshit 24 vjec, vajzës së saj 3 vjecare dhe motrës së saj Ornela Ndoi 19 vjec.
Emigrantët shqiptarë u vranë me thikë në banesë nga kunati i Rinës, Alfred Melyshi pas mosmarrëveshjeve të lindura në familje për konfliktin që Alfredi kishte krijuar me një tjetër familje shqiptare. Pas debateve të forta ku Alfred Melyshit ju kërkua largimi nga banesa ku jetonin prej vitesh bashkë, ky i fundit vrau me thikë motrat dhe mbesën e tij vetëm 3 vjec.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›