Hyseni të premten vizitë në Shkup
PRISHTINE- Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skendër Hyseni do të qëndrojë të premten për vizitë zyrtare në Shkup, ndërsa në fund të këtij muaji pritet në Prishtinë presidenti maqedonas, Ivanov.
Mediat kosovare bëjnë të ditur se vizita e shefit të diplomacisë është ftuar nga burime qeveritare, ndërsa pritet të takohet me homologun e tij maqedonas për të konkretizuar bisedimet rreth hapjes së ambasadave.
Ndërsa burime qeveritare në Shkup kanë konfirmuar se takimi mes dy shefave të diplomacive do të ndodhë shumë shpejt, siç ishte paralajmëruar gjatë vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, por nuk konfirmohet asnjë datë e saktë.
(e.n/BalkanWeb)