E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imeraj dhe Dizdari betohen para Presidentit Nishani

Gazeta Shqip

pres-nishani-betimi-dizdariDy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, zoti Besnik Imeraj dhe zoti Gani Dizdari, janë betuar sot para Presidentit Bujar Nishani. Pas leximit të formulës së betimit, gjyqtarët Imeraj dhe Dizdari u betuan se gjatë kryerjes së detyrave të tyre do i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë.

Në mbyllje të ceremonisë, Presidenti Nishani u uroi suksese në detyrën e lartë kushtetuese dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Dy gjyqtarët u dekretuan nga Presidenti Nishani pak ditë më parë dhe të enjten e kaluar morën shumicën e votave në Kuvend.

8 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Imeraj dhe Dizdari betohen para Presidentit Nishani burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›