Rama: Pas 21-vitesh s’ka PD, ekziston partia e Saliut
TIRANË- Sot më 8 dhjetor, kur përkujtohet “Dita Kombëtare e Rinisë”, kryesocialisti Edi Rama ka organizuar një takim me studentët e Akademisë së Arteve, aty ku sipas tij “u ngjiz fryma antiparti në dhjetor ‘90”. Duke u kthyer në retrospektivë, kryesocialisti Rama u tregoi të rinjve se pikërisht “nga kjo sallë u kërkua rishikimi i pozicionit të Enverit dhe lirimi i të burgosurve politikë”.
Rama tha se studentët e viteve ’90 i dhanë mundësinë cdo individi të thoshte të vërtetën, pasi “refleksionet ishin hapsira e individit dhe jo e turmës”, sic tha ai.
Kryesocialisti ironizoi më tej edhe kryeministrin Berisha, kur tha se tashmë pas 21-vitesh, “nuk ekziston më ajo parti që Saliu na thoshte është partia juaj, ai tani thotë është partia ime”. Rama nuk nguroi ta quajë Berishën edhe njeri që uzurpoi PD-në.
Në fund të fjalës së tij, Rama këshilloi të rinjtë të merren me politikë, në mënyrë që të kenë fatin e tyre në dorë.
“Politika merret përditë me ju, secili prej jush të merret me politikë. Mos e lini të disponojë fatin tuaj, duke arritur ju në pikën që s’doni të”, theksoi kreu i PS.
Kryetari i Partisë Socialiste shoqërohej në këtë takim edhe nga bashkëshortja Linda Rama.
(ma.ar/BalkanWeb)