Presidentja Jahjaga mban fjalimin vjetor ne Parlament
Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga u beri thirrje sot pjesetareve te komunitetit serb qe te integrohen ne jeten politike ne vend ndersa Beogradit te heq dore nga mbeshtetja e strukturave paralele si kusht per rindertimin e marredhenieve ndermjet dy vendeve. Ajo i beri keto komente ne fjalimin vjetor ne Parlament ku tha se Kosova qe nga shpallja e pavaresise se saj ka deshmuar se eshte faktor i paqes se qendrueshme ne rajon dhe do ngule kembe ne paprekshmerine e sovranitetit dhe teresise tokesore te saj.
I bejme thirrje udheheqjes se Republikes se Serbise qe te heqe dore nga pretendimet territoriale dhe qe te nderprese perkrahjen per strukturat ilegale kriminale ne tri komunat ne veri te Kosoves te cilat po e mbajne peng te ardhmen dhe perparimin e qytetareve. Periudha e lufterave dhe e hegjemonise ne Ballkan ka perfunduar. Ne Kosove jemi te perkushtuar per te ndertuar nje te ardhme te sigurt per qytetaret tane pa dallim etnie dhe pa urrejtje. tha Presidentja Jahjaga.
Ajo shprehu besimin se integrimi i popullsise serbe ne veri te vendit eshte rruga e ndertimit te nje te ardhmeje te perbashket te dinjitetshme dhe te sigurt. Presidentja Jahjaga u beri thirrje banoreve te asaj pjese qe te integrohen ne jeten politike ne vend duke i siguruar ata per kujdesin e institucioneve te vendit.
Ne kemi hapur deren e integrimit dhe do ta mbajme te hapur ate per te gjithe. Integrimi bazohet ne pjesemarrjen aktive ne ndertimin e shoqerise demokratike gjitheperfshirese dhe prosperuese qe respekton ligjet dhe Kushtetuten e vendit. Krijimi i kushteve per sundimin e ligjit per zhvillim ekonomik dhe per demokratizim do te normalizonte gjendjen ne tri komunat veriore. Sundimi i ligjit dhe siguria do te ndertohet ne partneritet me bashkesine nderkombetare dhe me qytetaret serbe te cilet duhet te jetojne ne ambient te sigurt me qasje ne drejtesi permes gjykatave funksionale me rend e qetesi te garantuar nga policia e Kosoves tha ajo.
Presidentja Jahjaga tha se Kosova e ka perspektiven e qarte evropiane dhe se ky perkushtim eshte deshmuar ne te gjitha proceset e deritashme duke perfshire edhe bisedimet me Serbine qe po zhvillohen me ndermjetesimin e Bashkimit Evropian.
Ne nuk duhet ti shmangemi dialogut. Parimet themelore te shtetesise sone dhe te subjektivitetit nuk mund dhe nuk do te jene pjese e asnje diskutimi me askend e aq me pak me Republiken e Serbise. Dialogu transparent dhe me llogaridhenie perpara qytetareve tane do te jete garant i suksesit te ketij procesi dhe e siguron perkrahjen e plote te qytetareve. Marreveshjet do te jene ne perputhje me interesat e vendit me interesat e qytetareve te Kosoves dhe me synimin e vizionin tone per nje te ardhme ne BE tha ajo.
E kjo e ardhme tha Presidentja Jahjaga nuk mund arrihet edhe pa luftimin e korrupsionit dhe krimit te organizuar qe sipas saj e pengojne zhvillimin e shoqerise. Ajo beri te ditur themelimin e nje Keshilli Anti Korrupsion qe do te udhehiqet nga vet presidentja e qe ka per qellim bashkerendimin e veprimeve dhe percaktimin e politikave per crrenjosjen e korrupsionit dhe krimit te organizuar ne Kosove.