E Diel, 1 Nëntor 2026

Tritol banesës së kryepolicit, 2 kamera sigurie 'kapin' autorin

TIRANË- Nje shpërthim me tritol në banesën e nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Dorian Muca ka vënë në levizje sot gjithë policinë e Tiranës.

Ngjarja ndodhi  rreth orës 02.40’ të mëngjesit te së enjtes, në kryqëzimin e rrugëve “Ndre Mjeda“ me rrugën “Frosina Plaku’ në Tiranë, në katin e shtatë te nje pallati kur, strukturat e policisë morën njoftim se është vendosur një sasi ekspozivi, në derën e banesës së Zv/Drejtorit të Policisë Qarkut Tiranë, Dorian Muça.

Mësohet se gjatë shpërthimit, Dorian Muca ndodhej në banesë bashkë me familjarët e tij, në katin e 7-të të pallatit dhe fatmirësisht nuk raportohen të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale të shtëpisë.

Menjëherë në vendngjarje u formua një grup i posacëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ekspertët më të mirë xhenier, të luftës kundër Akteve Terroriste, Specialitë të hetimit të krimit, të cilët duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kryen veprimet hetimore dhe proceduriale.
Mesohet se lënda shpërthyese ishtë vendosur në derën e jashtme të banesës së nëndrejtorit për hetimin dhe parandalimin e krimit në Policinë e Tiranës, ndërkohë që forca e shpërthimit ka shkaktuar dëmtime edhe në banesat e tjera pranë.

Pista e parë e hetimeve lidhet me detyrën që ushtron në polici Dorian Muca. Grupi hetimor nis hetime intensive duke përqëndruar hetimet në detyrën që ushtron kryepolici.

KAMERAT FILMOJNE AUTORIN, JA DETAJE NGA ATENTATI
Burime të policisë bëjnë me dije se kamera e pallatit ku banonte zyrtari i larte i policise si dhe kamera e ashensorit ka fiksuar një person me kapele të bardhë dhe xhup të zi, që mendohet të jetë rreth të 30-tave dhe rreth 1 m e 78 cm i gjatë, i cili është futur në pallat dhe ka dalë për pak minuta. Këto të dhëna kane ndihmuar policinë për të krijuar dhe identikitin e autorit e kesaj ngjarje.
Ndërkaq mësohet se rreth 400 gr tritol ishte vendosur në një kuti ilaci rrobash, të cilës autori i ka vënë flakën me cakmak dhe për 6 minuta ka ndodhur dhe shpërthimi i lëndës narkotike. Autori i ngjarjes ka përdorur me pas ashensorin për të zbritur. Një ndihmesë e madhe për zbardhjen e ngjarjes mendohet të jenë kamerat e sigurise të instaluara nga biznese të ndryshme që operojnë pranë pallatit ku ndodhi shpërthimi. 

PISTAT E HETIMIT, SHOQËROHEN 15 PERSONA
Nga hetimet paraprake pista e parë lidhet me detyrën që ushtron në polici Dorian Muca, si nëndrejtor për hetimin dhe parandalimin e krimit në Policinë e Tiranës Grupi hetimor i policisë ndodhet në vendngjarje, ndërkohë gazetari i Neës24, Spartak Koka bën me dije se grupi hetimor nga hetimet paraprake mëson se në derën kryesore është një kamër sigurie që ka filmuar gjithë skenën e shpërthimit. Zoti Muca ka dhënë dëshmitë e tij sa i përket kërcënimeve të mundshme që mund të ketë marrë në këtë periudhë. Ndërkohë, ekspertët kanë marrë si prova copëza të mbeturinave të krijuara si pasojë e shpërthimit.

Grupi hetimor ka shoqëruar 15 persona , të cilët mendohet se do të mund të japin elementë për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë mësohet se një pjesë e tyre kanë precedentë penal. Prokuroria e krimeve të rënda po drejton hetimet në terren, ndërkohë që gazetari Spartak Koka bën me dije se prokurori i caktuar në detyrë është Eugen Beci.

FUNKSIONET E MUCËS
Prej dhjetorit të 2010, Dorian Muca ka marrë detyrën e re si nëndrejtor për hetimin dhe parandalimin e krimit në Policinë e Tiranës dhe ka në varësi këto sektorë, si sektorin e analizës, trafiqeve dhe krimit financiar, krimeve të rënda, forcave operacionle. Në terren janë angazhuar gjithë strukturat e policisë dhe drejtues të lartë të saj.

MINISTRI NISHANI TAKON DREJTORIN E POLICISË SË TIRANËS
Ministri i Brendshem Bujar Nishani, menjëherë pas shpërthimit me eksploziv në banesën e nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Dorian Muca, është takuar me Drejtorin e Policisë së Tiranës, Saimir Muca. Burime zyrtare bëjnë me dije se minsitri do të informohet në lidhje me ngjarjen e rëndë. Shpërthimi i sotëm ka ngritur në këmbë gjthë strukturat e policisë përfshirë këtu nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kulicaj kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda dhe zv.drejtori i përgjithshem i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku për rendin dhe sigurinë

(da.bo/el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Shpërthim eksplozivi në banesën e nëndrejtorit të Policisë së Tiranës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›