Dhuna ndaj drejtorit të spitalit të Delvinës, ndalohet biznesmeni i karburanteve Shkëlqim Isufi

Hetimet, dyshohet për një debat për çështjen e furnizimit të automjeteve të spitalit me karburant
Është ndaluar dje nga Policia Delvinës personi që dhunoi fizikisht, dy ditë më parë, mjekun Ilir Gazeli, drejtor i spitalit Ismet Shushi të Delvinës, njëherazi kandidat për deputetet i Partisë Republikane për qarkun e Vlorës. Sipas burimeve zyrtare të policisë lokale, mësohet se personi që dhunoi Gazelin është shtetasi, Shkëlqim Isufi, 35 vjeç, lindur dhe banues në fshatit Bamatat, pronar i një pike karburanti në qytetin e Delvinës. Mësohet se nga hetimet paraprake, nuk dyshohet se shkak i këtij konflikti, të jetë angazhimi politik i Gazelit, por dyshohet për një debat mes tij dhe të ndaluarit Isufi, për çështjen e furnizimit të automjeteve të spitalit të Delvinës tek pika e karburantit, pronar i të cilës është Shkëlqim Isufi. Ndërsa mësohet se vetë mjeku Gazheli, ka deklaruar se Motiv i kësaj ngjarje është politik. Kjo ka lidhje me kandidimin tim për PR-në. Por, nga hetimet paraprake të policisë, bëhet e ditur se shkak i konfliktit mes palëve është debati për çështjen e furnizimit të automjeteve të spitalit të Delvinës tek pika e karburantit, pronar i të cilës ishte autori, Shkëlqim Isufi. Nuk kaluan shumë orë nga ngjarja, ndërsa blutë e këtij qytetit arritën të identifikon dhe më pas të ndalonin, Shkëlqim Isufin, 35-vjeç, banor i fshatit Bamatat në rrethin e Delvinës.
Ngjarja
Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e së premtes rreth orës 18.00, në qendër të qytetit të Delvinës, pranë degës së "Raiffeisen Bank", ku u dhunua fizikisht mjeku Ilir Gazeli, që ishte në shoqërinë e disa personave. Shkëlqim Isufi 35 vjeç, i njohur si pronar i një pike karburanti në Delvinë, i është drejtuar Gazelit, njëkohësisht mjek dhe sekretar i PR-së në Delvinë me fjalë tepër fyese, madje mësohet ti ketë kërkuar fillimisht llogari pse mjetet e spitalit nuk furnizoheshin me karburant në pikën e tij. Burime thanë se 35-vjeçari Shkëlqim Isufi, ka përgatitur dhe ka kryer këtë akt të dhunshëm. Si fillim ai i është drejtuar me fjalë fyese duke i kërkuar llogari se "pse nuk bën furnizimin e mjeteve të spitalit me karburant në pikën time". Më pas ai i ka pohuar se kishin edhe llogari të tjera ."Bashkë kemi edhe llogari të tjera. Ti ke qenë fillimisht tradhtar i PBDNJ-së kur u ktheve me PD-në dhe tani bëhesh tradhtar i PD-së, duke u bërë me PR-në dhe duke na marrë votat tona", - mësohet ti jetë drejtuar ai Gazelit. Pas debatit të gjatë me tone fyese, kanë ndërhyrë disa persona të tjerë, që kanë shmangur vazhdimin e dhunës. Më pas është njoftuar grupi i gatshëm i policisë së Delvinës, por në ato momente nuk arritën të vinin në pranga agresorin, pasi ishte larguar. Në të njëjtën kohë, mjeku i dhunuar ka vajtur në spitalin e Sarandës, ku ka marrë dhe raportin zyrtar mjekësor të paaftësisë për dhunën e ushtruar ndaj tij. Ilir Gazeli bëri denoncimin në polici për ngjarjen, duke kërkuar ndjekjen deri në fund të kësaj çështjeje.
Hetimet
Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se nga hetimet e tanishme rezulton se shkak i konfliktit mes palëve është debati për çështjen e furnizimit të automjeteve të spitalit të Delvinës tek pika e karburantit të Isufit. Hetimet në proces do të verifikojnë pretendimet e palëve rreth ngjarjes.