E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet ish-presidenti koreano-jugor

Presidenti Lee Myung-bak i Koresë së Jugut ka folur për tronditjen që ndjeu ndaj asaj që duket si vetëvrasje e paraardhësit të tij, Roh Moo-hyun. Ai tha se vdekja e zotit Roh, që ishte president i Koresë së Jugut për pesë vjet deri në 2008, ishte e pabesueshme. Zoti Roh vdiq pasi ra nga maja e një mali pranë shtëpisë së tij. Autoritetet thonë se ai kishte lënë një letër vetëvrasjeje. Por, një ndihmës kryesor i ish presidentit të Koresë së Jugut Ro Mu Hyn tha se me sa duket zoti Roh ka vrarë veten. Ndihmësi u tha gazetarëve se ish presidenti Roh kishte lënë një shënim dje në mëngjes para se të ngjitej në një mal afër shtëpisë, nga i cili më pas u hodh në greminë.
Policia thotë se zoti Roh kishte marrë plagë të rënda në kokë. Ai vdiq gjatë rrugës për në spital, në pjesën jugore të vendit. Autoritetet thonë se po hetojnë rrethanat e vdekjes. Zoti Roh, i cili ishte 65 vjeç, ka qenë president nga viti 2003 deri më 2008. Ai u zgjodh në këtë post falë një programi të tij për luftën kundër korrupsionit. Në fillim të këtij muaji, ai u mor në pyetje pas akuzave se gjatë kohës kur ishte në pushtet kishte marrë rryshfet me vlerë prej më shumë se 6 milion dollarësh nga një biznesmen. Ai e pranoi se gruaja e tij kishte marrë një sasi parash si hua për të paguar borxhet, por tha se nuk kishte patur dijeni për paratë. Zoti Roh vjen nga një familje e thjeshtë fermere dhe nuk shkoi as në kolegj për të studiuar, por arriti të zërë postin më të lartë në vend bazuar në një platformë për një qeveri të pastër dhe pajtim me Korenë e Veriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›