E Diel, 1 Nëntor 2026

Personat me aftësi të kufizuar shpallin kandidatin për deputet në qarkun e Tiranës

Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuar ka shpallur kandidatin për deputet, zotin Abdulla Omuri në qarkun e Tiranës. Sipas kryetarit të Shoqatës se të Verbërve, Sinan Tafajt, zoti Omuri do të kandidojë si deputet i pavarur, për të përfaqësuar të drejtat që kanë personat me aftësi të kufizuar. Abdulla Omuri, kandidati që përfaqëson personat me aftësi të kufizuar, ka paraqitur të gjithë dokumentacionin pranë KQZ. Në të gjithë vendin janë  mbi 300 mije zgjedhës, me aftësi të kufizuar. Për sa i përket, fletëve të votimit, Sinan Tafaj thotë se të verbrit nuk kërkojnë flete të veçanta, por mjete të posaçme për ta me qellim që të ruhet privatësia e votës. Tafaj thotë se kjo kategori do të marre pjesë në zgjedhjet e 28 qershorit. Shoqata e të Verbërve, krahas prezantimit të kandidatit për deputet dhe njëherë i ka bërë thirrje qeverisë për rishikimin e kërkesave të tyre ndërkohë që është bërë kallëzimi penal për dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës së verbër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›