E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Basha gënjenVdekjet në aksidentesi vrasjet në Kabul

TIRANE- Partia Socialiste akuzon ministrin Basha për “gënjeshtra publike” se siguria në rrugë është përmirësuar dhe ka rënë numri i vdekjeve nga aksidentet.

Duke iu referuar statistikave të Ministrisë së Brendshme deputeti socialist Artan Gaci tha sot se numri i aksidenteve dhe i viktimave këtë vit është më i madh në krahasim me vitin e kaluar.

Madje Gaci krahasoi “viktimat e aksidenteve rrugore në Shqipëri në nivele të përafërta me vrasjet në Afganistan”.

Duke iu referuar shifrave, deputeti socialist tha se në muajin korrik të 2010 kanë ndodhur 151 151 aksidente prej të cilave humbën jetën 51 qytetarë, krahasuar me 148 aksidente e 48 jetë të humbura në korrikun 2009.

Vetëm dje në rrugët e Shqipërisë një qytetar humbi jetën dhe 13 të tjerë u plagosën.

PS bën përgjegjës minsitrin e Brendshëm Lulzim Basha për paaftësi në menaxhimin e sigurisë së rrugëve.
“Lulzim Basha mban përgjegjësi të drejtëpërdrejtë për kasapanën që ka ndodhur e vazhdon të ndodhë në rrugët e Shqipërisë gjatë këtij sezoni turistik. Prandaj sot i bëjmë thirrje Ministrit Basha që në vend që të humbasë kohën në fushata propagande e mashtrimi që pakkush ia beson, të angazhohet seriozisht për të adresuar këtë situatë që po u kushton jetën e shëndetin dhjetëra qytetarëve shqiptarë e po nxin imazhin e vendit.”- mbylli deklaratën nga selia rozë.

Gjatë një inspektimi në Drejtorinë e Policisë së Durrësit dhe në port ministri Basha deklaroi sot se statistikat flasin për një rënie të aksidenteve dhe kriminalitetit, ndërsa përparimet në këtë drejtim do të cojnë së shpejti në vendimin për liberalizimin e vizave.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›