Merimanga e zezë, shtohen rastet e pickimit në Fier

Rishfaqen raste te reja pickimi nga vejusha e zezë në rrethin e Fierit. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë regjistruar tre raste nga pickimi nga merimanga, të cilët janë paraqitur për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Fierit.
Mjekët thonë se neglizhenca nga vetë pacientët dhe vonesa e tyre për trajtim mjekësor, janë shkaqet kryesore që situata e tyre shëndetësore rëndohet, kur arrijnë në ambjentet e spitalit. Mjekët këshillojnë, vecanërisht ferëmerët që të marrin masa të vecanta, për tu mbrojtur nga insektet, apo edhe gjarpërinjtë, gjatë kësaj periudhe.
Deri tani rastet e helmuara nga pickimet e insketeve, por edhe sulmet nga zvarraniket ne rrethin Fier shkojne ne 15 persona. Sulmet nga insektet dhe gjarpërinjtë kanë nisur të shfaqen më shpejt se vitet e kaluara, si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë të gjithë vendin.