Fluks urgjencash në QSUT, shkak virozat dhe helmimet

Temperaturat e larta të ditëve të fundit, kur termometri ka shënuar mbi 40 gradë celsius, kanë ndikuar me shume në shëndetin e fëmijëve dhe të moshës së tretë. Në urgjencat e QSUT ka patur një rritje të numrit të të prekurve me viroza të stinës dhe të helmimeve të ushqimit.
Regjistri i mjekëve tregon se vetëm në urgjencën e Infektivit ka rreth 150 raste të të prekurve me viroza, por situata më alarmante është në urgjencën e Pediatrisë, ku 300 të vegjel kanë pasur nevojë për ndëryrjen e mjekut.
Entela Ramasaco, mejeke infeksioniste në shërbimin e Infektivit ne QSUT thotë se pacientët vijnë kryesisht me temperaturë të lartë, dhimbje fyti dhe me probleme gastointestinale.
Mjekja rekomandon të kemi kujdes gjatë këtyre ditëve të nxehta të gushtit dhe ti drejtohemi menjëherë mjekut qe ne shfaqjen e simptomave te para.
Mjekët thonë se është e nevojshme konsumimi deri në 3 litra ujë në ditë si dhe konsumimi i lëgjeve të frekësta, me qëllim shmangien e dehidratimit të trupit.