E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri në Dhërmi, tjetër rekord në ujërat e Jonit

2 orë e 52 minuta, ky është rekordi i ri që kryeministri Sali Berisha ka shënuar në qëndrimin e tij në ujërat e detit Jon. Teksa Kreu i qeverisë vijon pushimet në jug të vendit, në Dhërmi ka qëndruar sot në ujërat e detit Jon për 2 orë e 52 minuta, kë është futur në ujë në orën 09:10 minuta dhe ka dalë prej andej në orën 12:02 minuta.

Ndërkaq po në këtë sezon veror, në korrik të 2012, Kryeministri Sali Berisha i frymëzuar nga shpirti olimpik, vendosi rekordin personal, 141 minuta not në ujërat e mrekullueshme të detit Jon, kundrejt 132 minutave të një viti më pare, not të cilin e filloi në orën 9:10 dhe e përfundoi në orën 11:31 minuta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›