E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta anti-Putin në Rusi, pjesëmarrje e ulët

Rreth 20 mijë rusë protestuan sot kundër manipulimeve të pretenduara në zgjedhjet presidenciale të fundjavës së shkuar, ndërsa në muajin dhjetor qindra mijëra rusë protestonin kundër manipulimeve në zgjedhjet parlamentare.

Shtetet e huaja e kanë njohur fitoren e Putinit por monitoruesit e zgjedhjeve thanë se gara presidenciale ishte “e pandershme” dhe se administrate ka favorizuar Putinin.

Korrespondenti i “BBC”-së në Moskë, Richard Galpin, thotë se disa liderë të opozitës thanë se arsyeja se pse pak njerëz marrin pjesë në protesta sepse “ne nuk arritëm dot të ndalojmë Putinin në sigurimin e një mandate të tretë si President”./Start/F. P/

                                                                                             2012-03-10 14:48
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›