E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna ndaj policisë, “burg pa afat” Ylli Kelmendit

TIRANE – Gjykata e Tiranës vendosi dje masën e sigurisë “burg pa afat” për Ylli Kelmendin, shokun e Mirit të Xhikes, të akuzuar për “armëmbajtje pa leje” dhe “kundërshtim të punonjësit policisë së rendit publik”. 

Prokurori që kishte drejtuar hetimet paraprake pohoi dje në gjykatë se Kelmendi është prangosur në flagrancë nga efektivët e shërbimit të kontroll-territorit të komisariatit numër një të kryeqytetit, pak pas mesnatës së katër ditëve më parë. Arrestimi i tij u krye në orën 01.30, në rrugën “Xhorxh W. Bush”, në afërsi të Kuvendit, teksa policët i kishin kërkuar ta kontrollonin. Ai jo vetëm që nuk ka pranuar të kontrollohej, por ka ushtruar dhunë duke goditur me grushte efektivët blu. Pas kësaj, në ndihme të tyre kanë mbërritur efektivë të tjerë policie, të cilët e kanë prangosur Kelmendin ndërsa në makinë i është gjetur një pistoletë. Pas verifikimeve në komisariat ka rezultuar se Kelmendi ishte dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Para gjyqtares së gatshme ai pohoi se, pistoletën e mbante me vete për t’u vetëmbrojtur, ndërsa në lidhje me dhunën ndaj policëve ai pohoi se, ata e kishin provokuar grindjen dhe për më tepër viktima e rrahjes ishte ky.                                                                              fa.ma.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›