Dhuna ndaj të verbërve, biznesmeni kërkon falje
Të verbrat kanë denoncuar sot në emisionin me “Zemër të Hapur“ dhunën e ushtruar ndaj tyre para selisë së kryeministrorë në sytë e policëve dhe gardistëve. Të verbrat e cilësuan një dëm moral më të rëndë se verbëria.
TIRANE- Të verbrat e dhunuara para derës së selisë kryeministrore kanë denoncuar sot në emisionin me “Zemër të Hapur” të televizionit “News24” të gjithë incidentin e së enjtes dhe indiferencën e pa përgjegjshme të forcave të policisë dhe rojeve të kryeministrisë, ku përpara tyre tre qytetare të Tiranës u dhunuan pa asnjë shkak dhe mbi të gjithë u dhunuan të verbërit, të cilët nuk kanë mundësi të shohin as dritën e diellit dhe jo më ti përgjigjen dhunës dhe dhunuesit.
Ndërkohë, dhunuesi u largua pa i hyrë gjemb në këmbë. Sadbere Muçmeraj, ishte e dhunuara që mes lotësh kujton ngjarjen e shëmtuar të së enjtes, që siç u shpreh ajo më tepër se dëm fizik do të jetë moral po kaq e rëndë sa dhe verbëria që po e mundon gjithë jetën
“E kam dëshiruar dritën e syve që kur kam qenë një vjeç, nuk njoh as prindërit dhe as motrat dhe vëllezërit e mi. Si ka mundësi që në një qytetarë i Shqipërisë të dhunojë një grua të verbër të cilën nuk e kishte njohur kurrë, si ka mundësi të kërkoi falje publike ku mua më ka shkatërruar moralin duke më rënë me grushta kokës, nuk mund ti bësh keq një ferme. Ne nuk po i bënim asgjë atij thjeshte ishim kapur prej litari duke kërkuar të drejtat tona, ne jemi të verbër”- u shpreh e verbra Muçmeraj në fjalën e saj.
Fatime Muçmeraj, motra e së verbrës njëkohësisht shoqëruesja e saj së bashku me Fran Gjolaj, një tjetër invalid për shkak të verbërisë u bënë dhe këta protagonist të dhunës. Në “Zemrën e Hapur”, gjithçka e rrëfyer dëshmonte dhimbjen e këtyre njerëzve pa mbrojtje, por të braktisur nën shantazhin dhe dhunën edhe këtu para selisë së kryeministrisë nga e cila këta njerëz prej muajsh po kërkojnë zgjidhjen e problemeve të tyre të mbijetesës. Por në vend të tyre, ata shpërblehen me dhunë.
“Pse e ka bërë, vetëm ai e di. Atë falje publike në atë mënyrë që e ka bërë ai është shumë e turpshme”- u shpreh motra e së verbrës Fatime Muçmeraj.
Biznesmeni Pëllumb Borshi, tentoi tu kërkojë falje dy grave të dhunuara duke u shprehur se nuk kishte dijeni se ato ishin të verbra dhe se ishte gjendur në presionin e një dite plot strese dhe lodhje. Megjithatë, falja e tij tingëlloi therëse për të verbrat kur dëmin moral sipërmarrësi i furrave tentoi ta kapërcejë me dëmshpërblim fizik.
“Vë në dispozicion ndaj atyre personave të verbër dhe që janë në një minimum jetik si dhe janë ndjerë keq nga ajo situatë vë në dispozicion në biznesin tim në çfarë un mund ti lehtësoj dhe t’ju vi në ndihmë sado pak”- u shpreh biznesmeni Borshi në një lidhje telefonike me emisionin “Me Zemër të Hapur” në “News24”.
Ndërkohë e motra e të verbrës i është kundërpërgjigjur duke shtuar se, “ju bëni një turp të dytë që ka dalë e ka thënë se do t’ju mbaj me bukë, ne s’kemi dalur për të lypur bukë. Kemi dal të kërkojmë të drejtën e cila është mohuar që në 2005, ai nuk kishte nevojë të merrte turpin e qeverisë mbi shpatullat e tij”- theksoi ajo.
Edhe ky aspekt njerëzor, nëse mund të quhet i tillë, i biznesmenit, ishte i përkohshëm pasi në fund të kësaj apologjie, të gjithë apelin që donte të përcillte televizioni “News24” me emisionin “Me Zemër të Hapur” dhe pasqyrimin e gjerë të kësaj ngjarje në edicionet e lajmeve, sipërmarrësi i furrave e etiketoi një sulm politik.
Të verbërit kërkojnë vendosjen e dinjitetit të tyre dhe ndëshkimin e biznesmenit, pasi sipas tyre me këtë veprim janë cënuar të gjithë personat e verbër dhe pa mbrojtje.
(a.r/news24/balkanweb)