E Diel, 1 Nëntor 2026

Dibër, skandal me kartat, emri fshatit gabim

Mbi 100 banorë të fshatit Darsë në Dibër rrezikojnë të mos marrin pjesë në votime. Kjo, pasi në kartat e tyre emri i fshatit është shkruar gabim. Skandali është denoncuar dhe nga përfaqësues të Partisë Socialiste. 

DIBËR- Skandal me kartat e identitetit në një fshat në qarkun e Dibrës. Banorët e fshatit Darsë kanë denoncuar të parët se emri i fshatit është shkruar gabim duke i shtuar një shkronjë në fund të tij dhe në fakt në këtë kartë identiteti problemi rezulton të jetë i vërtetë për rreth 100 banorë.
“Mendoj se procesi duhet të përsëritet nga e para dhe këtë kosto duhet ta paguaj qeveria”- shprehet njëri prej banorëve të kësaj zone.
Deputeti socialist për qarkun e Dibrës, Qemal Minxhozi e ka konfirmuar këtë situatë duke shtuar një tjetër skandal, ku sipas Minxhozit që kanë marrë kartën me emrin të shkruajtur gabim u është thënë se do të riaplikojnë kundrejt shumës prej 1200 lekësh të reja.
“Në vend të fshatit Darsë, shkruhet Darse, janë mbi 100 vetë që kanë marrë karta identiteti të gabuara. Më duket paradoksale që basjkia nuk i pajis dhe njëherë banorët e me emrin korrekt të fshatit, por i thotë atyre nëse do të riaplikoni do të [aguani 12 mijë lekë”- theksoi deputeti i PS-së Minxhozi në fjalën e tij.
Ndërsa sekretari për çështjet ligjore në Partinë Socialiste Ylli Manjani, ka ngritur një tjetër problem, atë të mos zbatimit të vendimi për karta 200 lekëshë. “Janë të paktëm 40 mijë zgjedhës në të gjithë qarkun e Dibrës të cilëve nuk u jepet karta me 200 lekë”- tha Manjani.
Ky është një rast mes shumë të tjerëve ku janë hasur vështirësi në aplikime, apo shpërndarje të kartave të identitetit.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›