Dhuna ndaj te verberve, shkarkohet gardisti

Gardisti i shkarkuar ishte me sherbim prane kryeministrise dhe eshte personi qe pas incidentit ku u dhunuan grate e moshuara ka percjelle me perzemersi biznesmenin Pellumb Borshi, i cili shkaktoi edhe incidentin.
Pas incidentit te ndodhur ne kete proteste, Avokati i Popullit i rekomandoi Gardes se Republikes shkarkimin e menjehershem te punonjesve te gardes qe nuk penguan dhunimin e grave te moshuara. Drejtuesi i gardes ka vene ne dijeni Avokatin e Popullit per vendimet e marra.
Me 21 maj perfaqesuesit e disa shoqatave te te verberve organizuan nje proteste prane kryeministrise. Ndersa ndodheshin prane nje prej hyrjeve te godines u dhunuan nga nje biznesmen, i cili me pas kerkoi falje duke thene se ishte i stresuar pas nje dite te lodhshme.