Biznesi italian: Do investojmë në Shqipëri
• Sipërmarrësit italianë do të rrisin investimet e tyre në Shqipëri. Kjo, pasi ata i shohin të hapura të gjitha mundësitë për të qenë investitorë potencialë në tregun shqiptar.
Ky përfundim erdhi nga takimet që delegacioni i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, i kryesuar nga Gjokë Uldedaj, kishin në Torino këto ditë me përfaqësues të biznesit piemontez, në veprimtarinë për një prezantim mbi Shqipërinë “Country Presantation Albania”. Përshkrimi i nismës “Shqipëria 1 Euro” u prit me interesim nga biznesmenët italianë. Sipas kreut të Dhomës së Tregtisë, Gjok Uldedaj, tashmë ka një numër të madh gjithnjë në rritje të kompanive italiane në Shqipëri. “Ato i përkasin sektorit bankar, industrisë, infrastrukturës, tregtisë, artizanatit, industrisë përpunuese etj.”, vlerësoi Uldedaj, duke shtuar se, “shumë prej tyre kanë gjetur në vendin tonë partnerë të besueshëm e të sigurt për kapitalet e tyre”.