E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Do largohen shumë persona nga Somalia

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar shtimin e numrit të refugjatë somalezë, për shkak të përkeqësimit të gjendjes. “Numri i personave që lënë zonën e prekur nga uria në Somali mund të rritet në mënyrë dramatike, ndërsa bashkësia ndërkombëtare mund të mos jetë në gjendje të sigurojë ndihma të mjaftueshme humanitare”, është shprehur zyrtari i OKB-së, Luka Alinovi.
 

Muajt e fundit, dhjetëra-mijëra njerëz kanë humbur jetën nga uria në Somali, ndërsa mbi 11 milionë të tjerë në mbarë Afrikën Lindore kanë nevojë urgjente për ndihma.
 

Përfaqësuesi i Organizatës së OKB-së për Ushqim dhe Bujqësi në Kenia paralajmëroi se situata në javët e ardhshme mund të bëhet thjesht e padurueshme, nëse somalezët vazhdojnë të largohen nga shtëpitë e tyre në kërkim të ushqimit.
Mjëra njerëz janë nisur drejt kufijve me Kenian dhe Etiopinë, ku tashmë ka kampe refugjatësh.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›