Kinë, Ai Weiwei mesazhe kundër qeverisë

Artisti dezident, Ai Weiwei është rikthyer me kritikat e tij ndaj qeverisë kineze, gjashtë javë pasi ka lënë qelinë e burgut. Në dy mesazhe e tij, të shkruara në faqen e “Twitter”, artisti denoncon torturat që janë shkaktuar nga dy bashkëpunëtorët e tij.
Po ashtu, artisti kinez përkrah dy aktivistët e burgosur. Ai Weiwei, tepër i njohur në Kinë, akuzohet për evazion fiskal. Ai ka qëndruar në burg për rreth tre muaj, dhe është lënë i lirë në datën 22 qershor.