Sulme kamikaze në Afganistan, vriten 17 policë dhe civilë

Tetë policë dhe disa të tjerë janë plagosur nga sulmi vetëvrasës në selinë e policisë, në pjesën jugore të Afganistanit.
Zyrtarët thanë se policët ishin vrarë kur sulmuesit vetëvrasës me bomba kishin provuar të hyjnë në zyrën e policisë në qarkun Musa Qala në provincën Helmand.
Policët e kanë vrarë një sulmues, por dy të tjerët e kanë vrarë vetveten gjatë shpërthimeve.
Më herët gjatë ditës, së paku nëntë vetë janë vrarë dhe afro 20 të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës, që në shënjestër e kishte kompleksin e qeverisë lokale në qarkun Guzara në provincën lindore Herat.
Policia tha se në mesin e të vrarëve kishte policë dhe civilë.